'E verteta mbi Shqiperine dhe Shqipetaret. Plisi - Miti i origjines se Pellazgeve hyjonre.'
Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/i bërë nga Ara) të shqipetarëve. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emriPellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë:”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda). Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.
Qeleshja simbol i Krijuesit
Sipas M.Eliade: “Duhet të kemi gjithmonë parasysh, se shenjtërimin parësor, e kanë patur dukuritë qiellore dhe të shndëritshme” (32) Xh. Katapano pohon se Pellazgët besimtarë të Egjiptit (12000 pK), e shikonin “prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm: Zotin, mendimin e tij (…) si një “dritë bardhësore”. (33) Pra ngjyra e bardhë, që është ngjyra historike e Qeleshes sonë, ka shprehur Dritën hyjnore dhe e ka zanafillën kur në bësimin para-historik lindi idea e një ZOTI qiellor të cilin njeriu primitiv E SHIKONTE dhe i lutej.
Kush ka qenë ky ZOT për Pellazgët?
Në rrjedhën e mijera-vjeçarëve, duke vëzhguar Hënën, ndërmjet shumë zbulimeve të rëndësishme si matjen e kohës, natyren ciklike të jetës etj., ai zbuloi ndikimin e saj mbi vetë njeriun. Mark Tirta pohon se: Studimi i traditës dhe i besimit tek shqipetarët, na bind se kemi të bëjmë me një kult të lashtë vendës, sidomos në lidhje me Hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe fertilitetit të grave.