'Detaje mbi masakren Came'
Shqiptarët dinë të nderojnë, dinë të respektojnë, dinë të duan miqtë e vërtet, por nuk dinë të harrojnë.
Ne jemi europian të mirëfilltë, të pastër nga gjaku dhe nga mëndja. Kemi dhuruar gjithcka nga vetja. Edhe jetën kur ka qënë nevoja. Por nuk e harojmë dot historinë tonë, nuk e harojmë dot kontributin tonë të vjedhur nga të tjerët. Nuk i harojmë traditat tona të pakrahasueshme, që janë një nga shëmbujt më të mirë të paqes. Nga ju kërkojmë sinqeritet, mirënjohje dhe drejtësi, pastaj flasim për të tjerat.
Ja këto gjëra më erdhën ndërmënd sot. Pjese e ketyre mendimeve qe edhe Cameria. Mendime mbi betimin tonë se amanetin do ta mbajmë.
Si ta kuptojmë ne historinë dhe si ta interpretojmë atë ? A është e vërtet ajo që thuhet lidhur me shqiptarët e Greqisë?
Pse u bënë ”albanofob” kapedanët shqiptarë dhe trashëgimtarët e tyre sot në Greqi? Këto janë dy pyetje që nuk më hiqen nga mëndja. Dua të di se, përse na vranë ne çamërve vëllezërit tanë të një gjaku ”grek”?
Në atë kohë ata kuptuan se duke qënë pjeserisht shqiptarë, mund ta shtrinin pushtetin e tyre dhe mbi Shqipërinë duke i bere qefin armiqeve tane te vertete. Duke qene e paçliruar akoma nga perandoria osmane, ata na e theksuan këtë origjinë dhe manipuluan me të. Kthesa vendimtare u krye kur vendosën të bënin gjuhën greke si gjuhë zyrtare në shtetin e tyre Grek, gjë që u shoqërua me ndalimin e plot të gjuhës se tyre shqipe. Pra vendosën që ta fshehin origjinën e tyre, të deklaruar me aq patetizëm në këtë thirrje. Pra u shpallën luftë shqiptarëve ”turkoshak”, tamam si ”grekët” tanë të sotëm te deklaruar (Bollano, Dule etc.) apo ata të kamufluarit (Lubonja, Rama, Pirro Prifti me shokë). Aplikuan parimin: o me mua o kundër meje. Tamam si Enveri.
Por megjithe tentativat e tyre Camet e ruajten gjuhen dhe traditat Shqipetare deri ne themel. Kjo gje ua prishi planet si shqipetareve tradhtar e si armiqeve real. E te deshperuar e te xhindosur ata vendosen te bejne te pafalshmen. Genocidin e Camerise , per ta mbyllur kete kapitull njehere e mire. Ama jo vetem kapitulli qe nuk u mbyll , por ju hap nje liber teresisht i ri , ku camet mbijetuan e jane akoma gjalle.
Gjalle jo vetem fizikisht por edhe spiritualisht.
Foto 1 - (Shqiptare ne parlamentin Grek gjate viteve 1800) Foto 2 - (Came te Filatit) Foto 3 - (Came te debuar gjate viteve 1900)